Muja i përgjigjet Macronit: Marrëveshjen s’e ka respektuar Serbia

Armend Muja, LVV

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, i është kundërpërgjigjur presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili kishte deklaruar se Kosova nuk e ka respektuar marrëveshjen me Serbinë dhe se është përgjegjëse për situatën në veri.

Muja në “Debat Plus” tha se marrëveshjen nuk e ka respektuar Serbia e jo Kosova.

“Kërcënimet kanë ardhur nga Serbia. Vuçiq dhe Daçiq thonë se veriu është okupuar nga Kosova, duke implikuar që ata kanë nevojë të çlirojnë atë pjesë. Ata thanë që neni 2 nuk na pëlqen është vijë e kuqe, pjesa kryesore që lidhet me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare thanë s’po e respektojmë. Votimi kundër në KiE, edhe pse ishim pajtuar të mos ndërhyjnë”, ka thënë ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Ndryshe, presidenti Macron ka bërë të ditur se të enjten, bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika