Muja i reagon Bërnabiqit: Niveli i ri i Serbisë, kryeministrja mbështet haptazi kriminelët ndërkombëtarë

Deputeti I VV-së, Armend Muja, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes serbe, Ana Bërnabiq, duke thënë se niveli i ri i Serbisë është se kryeministrja e Serbisë anon haptazi dhe strehon kriminelët e konfirmuar ndërkombëtarisht

Deputeit i VV-së, Armend Muja ,kryeministrja serb, Ana Bërnabiq

“Kjo është lista e serbëve që do të arrestohen, ekzistencën e së cilës Prishtina e mohoi zyrtarisht ditë më parë…Ky është edhe një mesazh brutal nga Prishtina se serbët nuk mund të ndjehen të sigurt në Kosovë”.

Kështu ka deklaruar kryeministrja serb, Ana Bërnabiq, rreth një liste me kriminelë serb të publikuar ditë më parë nga deputeti i VV-së, Armend Muja.

E Muja i është përgjigjur kësaj deklaratë të Bërnabqit duke thënë se kjo liste, me persona që terrorizojnë qytetarët në veri të Kosovës, është konfirmuar edhe nga Thesari i ShBA-ve Magntisky.

Ai shtoi se niveli i ri i Serbisë është se kryeministrja e Serbisë anon haptazi dhe strehon kriminelët e konfirmuar ndërkombëtarisht.

“Jo “lista” e Qeverisë së Kosovës Lista e kriminelëve miqësorë me Rusinë, të mbështetur nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tanë serbë-K e konfirmuar nga Thesari i SHBA Magntisky (Veselinović & Radoičić OCG). Niveli i ri i Serbisë – kryeministri haptazi anon dhe strehon kriminelët e konfirmuar ndërkombëtarisht”, ka shkruar Muja në Twitter.

Muja tha se mbështetja e krimit të organizuar do të rrëzonte një qeveri në një demokraci normale të BE-së.

“Mbështetja me grupet e krimit të organizuar do të rrëzonte një qeveri në një demokraci normale të BE-së. Nuk është çudi që Serbisë iu deshën dekada për të dorëzuar kriminelët e saj të luftës. BE-ja duhet të jetë e qartë dhe të dënojë propagandën tuaj, pretendimet territoriale dhe aktet destabilizuese kundër fqinjëve më të vegjël”, ka shtuar Muja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika