Muja kritikon Blinkenin: I painformuar për kontekstin në veri

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka kritikuar deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për mungesë informacioni në kontekstin e veriut dhe për barazimin e një milicie fashiste me policinë e trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, duke e vlerësuar si të gabuar dhe të padobishme për situatën në Kosovë

Armend Muja, deputet i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, lidhur me reagimin ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është shprehur se ajo ishte e padobishme dhe pa informacion për kontekstin.

Sipas tij, deklaratat që barazojnë një milici fashiste me policinë e Kosovës, e cila është trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, janë të gabuara dhe nuk e ndihmojnë situatën.

“Edhe unë mendoj që nuk ka qenë e dobishme dhe ka qenë e painformuar për kontekstin, por ajo mbetet të analizohet në një kohë tjetër. Një deklaratë çfarëdo deklarata që barazojnë një milici fashiste me një polici të Kosovës, e cila është trajnuar pikërisht nga Shtetet e Bashkuara, është e gabuar dhe nuk i ndihmon situatës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai është pyetur se a mund të vendosen sanksione të tjera ndaj Kosovës dhe nëse liberalizimi i vizave të mos bëhet vitin tjetër.

“Nuk e besoj që do të jetë ashtu, nuk kam paralajmërime të tilla, pikërisht nga fakti që janë kundërproduktive, e para e punës ato duhet të orientohen nga Serbia, do të thotë që nëse ka palë që duhet të sanksionohet është pikërisht Serbia. Arbitri këto deklarata që po bëhen janë pak relative dhe po ndryshojnë në kohë. Më herët kemi pasur deklarata nga Parlamenti Evropian që i bënë thirrje Serbisë që të orientohet”, është përgjigjur Muja.

Po ashtu, ai ka deklaruar se Serbia është një fëmijë i llastuar i Ballkanit Perëndimor.

“Ekziston që nga viti 2013 një përpjekje pareshtur edhe nga BE-ja edhe nga faktorë tjerë, që të ketë lëshime në raport ndaj Serbisë. Me shpresën që ata ndryshojnë kurs veprimin dhe ata nuk janë duke e bërë”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta mbrojë interesin vital të Republikës së Kosovës, dhe “kushtetutshmëria, veriu, ligjshmëria, demokracia janë interesa vitale të Kosovës, i shkojnë për shtati dikujt ose nuk i shkojnë”.

“Ne shpresojmë se nuk ka arsyeje (të cenohen marrëdhëniet me ShBA-në), sepse 99 për qind të rasteve ne jemi në unison me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian”.

Deklarata e deputetit Muja vjen si reagim ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën, po ashtu, edhe ai kritikoi deklaratën e Blinken për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri.

Kurti e quajti deklaratën e Blinkenit “e padrejtë, e gabuar dhe  lënduese”, por në të njëjtën kohë e cilësoi si naive.

Kujtojmë se të premten, Blinken kishte deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika