Muja: Kurti nuk pranon marrëveshje me Serbinë pa njohje

Armend Muja ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranon marrëveshje me Serbinë pa njohje

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, nuk pranon marrëveshje me Serbinë pa njohje.

Ai shtoi se Qeverisë i mbetet të analizojë se çka ka në atë marrëveshje, por që njohja është synim i Qeverisë Kurti.

“Neve na mbetet me e pa çka ka saktësisht aty e çka do të rafinohet, por njohja në qendër është synim e kusht”, ka thënë Muja në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Kur përfundojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Flet Muja

Gjithashtu sipas Mujës kërkesë e Qeverisë Kurti II, kishte qenë që të fillojë normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkesa e Kosovës ka qenë që të fillojë urgjencë trajtimi i planit franko-gjerman siç kishte qenë në shtatorë të këtij vitit, edhe ajo që ne jemi pajtuar është të tërhiqemi nga gjobitja”, ka deklaruar Muja.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika