Muja: Në veri ka milici fashiste të dirigjuar nga Vuçiqi

Armend Muja, LVV

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka deklaruar se në veri ekziston një “milici fashiste e cila dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, po ashtu, sipas tij, ndikim në veri ka edhe Aleksandër Vulin e Milan Radojçiq.

Ai në Debat Plus ka thënë se në veri grupet kriminale nuk veprojnë vetëm kundër shqiptarëve, por edhe ndaj serbëve që mendojnë ndryshe nga ta.

“S’kemi problem me popullsinë lokale, rreziku është nga ta. Këta kanë problem edhe me serbë që mendojnë ndryshe. Ia digjnin veturat serbëve që i ndërronin targat”, ka thënë ai.

Tutje, ai i ka cilësuar të pamatura disa deklarata pas aksionit të policisë në veri. Ai e përmendi edhe Viola Van Cramon, e cila sipas tij, nuk ka vepruar drejt kur i ka qortuar policët e Kosovës në veri.

“Në disa raste kishte reagime të pamatura në Kosovë, duhet të peshohen mirë deklaratat. Duhet të jenë të kujdesshme, sepse keqpërdoren nga grupe kriminale. Unë mendoj që ato deklarata krijuan pasoja, sikur duhet të krijohej njëlloj proteste nga grupet në mungesë të popullsisë lokale”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika