Muja: Përbërja e SBAShK-ut reflekton impulse politike të PAN-it

Deputeti i VV-së, Armend Muja për sindikalistët e SBAShK-ut ka thënë se reflektojnë impulse politike të PAN-it, derisa ka shtuar se sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri është "Kadri Vesel i hapur"

Armend Muja, deputeti i LVV-së në emisionin "Debat Plus"





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Armend Muja në lidhje me grevat e përgjithshme dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se sindikalistët janë pjesë e PAN-it, ka thënë se përbërja e SBAShK-ut reflekton impulse politike të PAN-it, ku siç thotë sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri është militant i PDK-së.

“Ymer Ymeri është Kadri Veseli i hapur”, ka deklaruar ai në emisionin “Debat Plus”.

Kjo grevë nuk është duke u bërë për nxënësit as për mësimdhënësit, por ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, problemi i SBAShK-ut nuk është nxënësi, por 14 shkurti.

Nimani: Në këtë vend nuk ka dialog të mirëfilltë

Ndërsa Zenun Nimani nga  SBAShK-u, në lidhje me deklaratat e Kurtit ka thënë se është fatkeqësi që një kryeministër të ketë një prononcim të tillë, pasi sipas tij “këta sindikalistë të PAN-it janë një përqindje e madhe e votuesve të tij”.


Zenun Nimani nga SBAShK-u në emisionin “Five”

Sipas tij, Kurti duhet të shikojë të rregullojë diçka e jo të nxitë edhe më shumë grevën.

Nimani iu ka kundërpërgjigjur deputetit Muja i cili tha se Ymer Ymeri është Kadri Vesel i Hapur duke i thënë se në këtë vend nuk ka dialog të mirëfilltë dhe të sinqertë duke i thënë se asnjëri nuk e ka bërë këtë grevë individualisht por në konsultim me anëtarësinë dhe kërkesat e tyre.

 

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika