Muja viziton Komunën veriore të Mitrovicës, uron kryetarin Erden Atiq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka vizituat komunën veriore të Mitrovicës për të uruar kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq

PamjE nga takimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka vizituat komunën veriore të Mitrovicës për të uruar kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq.

“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re”, ka shkruar Muja.

“Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm. Punë të mbarë Erden Atiq”, ka shkruar ai.

Pas betimit, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që ta vizitojnë komunën e Mitrovicës së Veriut, për ta shtuar bashkëpunimin.

Angazhimi më i madh, sipas tij, do të jetë normalizimi situatës në këtë komunë.

“Jam i kënaqur, sapo e përfunduam seancën solemne të betimit. Me gjithë ekipin shprehi se do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës, i bëj ftesë gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve. Së bashku jam me nënkryetaren Katarina Hagangjiq, do të punojmë me një ekip shpresëdhënëse. Me neve është ministri Elbert Krasniqi, po ashtu është kryesuesi i kuvendit, Nexhat Uglani”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika