Mujku: Përgjegjësia prindërore është shumë e madhe

Vehbi Mujku, ish – drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Vehbi Mujku, ish–drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se përgjegjësia prindërore është e madhe.

Mujku ka thënë se shumë fëmijë sot kanë qasje në mjete të ftohta, e për këtë thotë se është neglizhencë institucionale, por fillimisht edhe familjare, sepse, sipas tij, problemi kyç fillon te familja.

“Jemi shoqëri tej mase agresive qysh në rininë e hershme. Brenda vitit i kemi diku rreth 2 mijë raste që lajmërojnë në stacione të policisë dhe janë me mijëra tjerë që nuk paraqiten”, ka thënë Mujku, duke shtuar se rastet që paraqiten në polici janë vetëm ato që nuk mund të shmangen.

“Mungon kontrolla e policisë”, ka vijuar ai.

Ish–drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë e ka përmendur edhe rastin që ndodhi vitin e kaluar në Serbi, ku janë dënuar edhe prindërit, sepse janë përfshirë për moskujdesje.

“Përgjegjësi prindërore është shumë e madhe. Duhet të punojmë me ata prindër, duhet t’i marrin dënimet”, ka shtuar Mujku.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika