Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mula ka deklaruar se problemet ekonomike janë trashëguar, dhe kjo është njëra nga arsyet që Kosova ka mbetur “paekonomi”.
Mula në “Five” deklaroi se buxheti i Kosovës aktualisht varet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore, e që sipas tij vazhdimisht duhet bërë reforma monetare, fiskale e tatimore.
“Problemet ekonomike janë trashëguar më shumë se dy dekada. Ka mbi 600 ndërmarrje të trashëguara nga Ish jugosllavia. Ato janë privatizuar para Pavarësisë. Pronat dhe fabrikat janë shndërruar në depo, banesa banimi dhe Kosova ka mbetur pa ekonomi. Faktikisht fabrikat me 7 mijë punëtor, e 5 mijë punëtore, kanë ikur rinia nga Kosova. Kapacitetet janë shuar. Prodhimi sillet rreth 15%. Buxheti I Kosovës varet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore. Jemi ekonomi që 80% importohet. Duhet të bëhet reforma monetare, fiskale dhe tatimore, vazhdimisht. Sështë bërë mjaftueshëm”, vijoi ish ministri.
E, Bashkim Mustafa, profesori i Ekonomisë ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e pensioneve gjatë të hënës [sot] për 20%. Mustafa tha se indikatorët ekonomik janë ata që tregojnë se është “keqmenaxhimi i parasë publike” dhe “keqqeverisja”.
Mustafa në “Five” të Dukagjinit u shpreh se nëse do të kishte menaxhim të duhur dhe efikas nuk do duhej të flisnim për 66 cent rritje për pensioniztës në baza ditore por për dhjetëra e qindra euro në baza mujore.
“Janë krejt indikatorët ekonomik që japin për shkak keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të parasë publike. Po të kishte një menaxhim të saktë, efikas dhe si duhej për menaxhimin e financave publike nuk do të flisnim për 66 cent rritje. Jemi në një situate kur 4 vite prej nga pandemia kemi pasur inflacionin më të lartë prej se ka pasur Kosova”, vijoi Mustafa.