Mungesa e karburantit në Kiev

Janë mbyllur disa pika të karburantit në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, si shkak i kësaj shihet të jetë mungesa e karburantit.

Ilustrim

Radhët e gjata shihen në ato pika të cilat janë ende të hapura, ku pritja për karburant zgjat të paktën një orë, transmeton CNN.

“Kjo nuk është normale. Kaloj më shumë kohë duke menduar se si të gjej karburant, sesa shpenzoj duke u përpjekur të gjej klientë”, tha një shofer taksie, për CNN.

“Ka më pak njerëz në Kiev se më parë, aq më pak klientë për taksinë time” shtoi ai.

Mungesa e karburantit, përveç kufizimit të udhëtimit, po ndikon edhe tek pronarët e bizneseve lokale, të cilët përpiqen të mbajnë kompanitë e tyre.

“Ne kemi nevojë për naftë, për prodhimin, dhe benzinën ​​për dërgesat tona. Të dyja janë një problem për momentin,” tha pronari i një biznesi në Kiev.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika