Mungesa e pikës për grumbullimin e mbeturinave vëllimore, Ministria: i takon Komunës

Komuna e Prishtinës nuk ka caktuar ende një pikë për grumbullimin e mbeturinave vëllimore. Kështu kanë bërë të ditur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike duke theksuar se mbesin në pritje të aprovimit të Ministrisë së Mjedisit. Këta të fundit, thonë se nuk mbetet në kompetencën e tyre as miratimi dhe as caktimi i një pike të tillë duke theksuar se, kjo mbetet në kompetencë të komunës

Ankesa për prezencën e mbeturinave e deponive ilegale në kryeqytet nuk përbëjnë problematikë të re.

Ndonëse kontejnerët janë shtuar, komuna nuk ka ende një pikë për mbeturinat vëllimore siç janë orenditë, pajisje teknologjike e ato të amvisërisë.

Për rrjedhojë, ato janë grumbulluar në pika e për njërën ndër to, Dukagjini ka raportuar në vazhdimësi.

Deponia ilegale e cila gjendet në pronën e kompanisë “Pastrimi” vazhdon të jetë ende prezente pavarësisht se komuna ka kërkuar që e njëjta të largohet”.

Ndonëse ishte pjesë e premtimeve të Kryetarit Përparim Rama, caktimi i një pike grumbulluese të mbeturinave të këtij lloji, nuk është bërë ende.

E sipas komunës, procesin po e zvarrit Ministria e Mjedisit.

Komuna e Prishtinës pasi ka shqyrtuar mundësitë e veta nuk e ka gjetur një territor të përshtatshëm për të gjitha pjesët e qytetit ku do silleshin më lehtë nga oepratorët. Një pikë të arsyeshme e kemi parë fundin e autostradës. I kemi bërë kërkesë ministrisë së ambientit për një pëlqim, ende është në shqyrtim”, ka thënë Afrim Gashi, Zyrtar i lartë për Infrastrukturë në DSHP.

Megjithatë, Ministria e Mjedisit mohon ta ketë në duar një vendimmarrje të tillë.

Për informimin tuaj MMPHI, respektivisht Divizioni për mbeturina dhe kimikate nuk cakton dhe as nuk miraton propozime për pikat grumbulluese për mbeturinat vëllimore. Kjo kompetencë dhe përgjegjësi sipas dispozitave të nenit 15 dhe 34 të Ligjit nr. 04/L-060 për mbeturina dhe dispozitave të neni 9 dhe 24, të Ligjit nr. 08/L-071, është kompetencë e komunës dhe se MMPHI nuk ndërhyn në kompetenca të nivelit lokal. Gjithashtu edhe sipas dispozitave të nenit 17 të Ligjit nr. NR. 03/L-040 Për Vetëqeverisjen Lokale kjo çështje është e rregulluar edhe me këtë Ligj”, ka thënë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Për deponinë e krijuar të mbeturinave në kryeqytet, komuna përgjegjësinë ia hedh kompanisë “Pastrimi” tek e cila, ka bërë thirrje vazhdimisht ta largojë.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika