Mungesa e Sistemit Informativ Shëndetësor lë spitalet të mbështetura në letër

Qëkur mbahet mend, Sistemi Informativ Shëndetësor vazhdon të premtohet qeveri pas qeverie, e megjithatë viti 2025 e gjen vendin pa të. Qendrat mjekësore vazhdojnë të mbështeten në letër, duke bërë kështu që pritjet e pacientëve të zgjaten e punëtorëve shëndetësorë t’iu rritet ngarkesa. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk i janë përgjigjur interesimit se ku ka mbetur procesi, ndërsa nga Shoqata e Pacientëve thonë se Kosova nuk pritet të bëhet me këtë sistem në ndonjë të ardhme të afërt

Funksionalizimi i sistemit unik dhe të integruar të informimit shëndetësor ishte njëra ndër premtimet me të cilat, Lëvizja Vetëvendosje kryesonte planprogramin me të cilin, kishte ardhur në pushtet.

4 vite pas, qendrat mjekësore vazhdojnë të mbështeten në dokumentet klasike, ato të shkruara me dorë.

E kjo ngase sistemi aktual bazik “B HIS”, ka probleme të vazhdueshme.

”Fatkeqësisht nuk është e kompletune tërësisht, po të ishte do veprohej ndryshe. Duke marrë parasysh se ka rënie të shpeshta të sistemit sepse është në gjithë Kosovën. Për shkak të ngecjeve ne obligohemi zë punojmë në formë klasike, letra e protokolle. E kur punon t’i fusim në sistem. Ka periudha kur punon brenda ditës por ka periudha që bie deri në 10 herë brenda ditës. Është ngarkesë e pacientëve, e stafit, duhet të kthehet në funksion”, ka thënë Bujar Gashi, Drejtor i QKMF I në Prishtinë.

Po të vihej në praktikë, efekti sipas Gashit do ta lehtësonte dinamikën e institucioneve shëndetësore.

”Jashtëzakonisht do e lehtësonte punën, puna do përgjysmohej për shkak se SISH e shkurton kohën e punës. Çka bisedojmë me pacientët nga anamneza, ekzaminimi fizik, diagnoza dhe referimi bëhet krejt në kompjuter çka është më e lehtë. Minimizohen gabimet dhe s’ka gabime në barnatore e pritjet do jenë shumë më të vogla”, ka thënë Bujar Gashi, Drejtor i QKMF I në Prishtinë.

Arsyeja kryesore sipas Besim Kodrës nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve në Kosovë është mungesa e vullnetit të institucioneve për të treguar transparencë.

E sipas tij, funksionalizmi i tërësishëm i Sistemit Informativ Shëndetësor nuk mund tw pritet në një të ardhme të afërt.

”Ka shumë faktorë jo veç kompani, mund të jenë biznese që nuk duan të kenë transparencë. Psh në institucionet private MSH nuk ka dijeni se çka po ndodhë, kjo i bie që kanë interes të mos bëhet. Konsideroj se MSH duhet të marrë me prioritet funksionalizilin e SISH dhe ta rrisë transparencën se përpos se e ndihmon shëndetësinë është edhe parakusht për të nisur fondin. Nuk ka shanc të bëhet. Hiç. SISH merr vite, për mu mbetet interesante se si nuk ka lëvizje progresive në këtë drejtim sepse duhet ta bëjmë atë, të shtrirë në tërë institucionet. Të përgaditen njerëzit e atëherë konsiderohet ae është konsiliduar. Sa më shpejtë të nis puna aq më mire”, ka thënë Besim Kodra, nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve në Kosovë.

Televizioni ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë rreth fazës së procesit për funksionalizimin e SISH por e njëjta, siç ndodhë rëndom, nuk është përgjigjur.

Funksionalizimi i sistemit në fjalë mbetet parakusht për krijimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika