Vedat Muriqi do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për dy ndeshjet e muajit tetor.
Sulmuesi dardan u lëndua me Mallorcan dhe nuk do të mund t’i ndihmojë Kombëtares së Kosovës në sfidat ndaj Lituanisë dhe Qipros.
Kosova luan më 12 tetor në udhëtim te Lituania dhe tre ditë më vonë presin Qipron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Franco Foda ka thënë se Milot Rashica është opsioni numër një për ta zëvendësuar Vedat Muriqin, por aty ka edhe futbollistë të tjerë.
“Vedat Muriqi është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë dhe sigurisht që është mungesë e madhe. Por kemi mjaftueshëm alternativa”.
“Rashica është opsioni i parë pastaj Asllani, Rrahmani edhe disa alternativa që mund ta zëvendësojnë Muriqin”, ka thënë Foda./Telegrafi