Mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ulët “Fadil Hisari”, në Prizren detyrohen t’i printojnë materialet për nxënësit me shpenzime personale në mungesë të pajisjes.
Njëri nga mësimdhënësit që deshi të mbes anonim, i ka thënë KosovaPress-it, që ata po detyrohen të printojnë literaturën dhe materiale tjera të nevojshme në shkollore nëpër fotokopje private në qytet.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se kjo shkollë ka buxhet të mjaftueshëm për të siguruar pajisje për printimin e materialeve shkollore.
Derisa tregoi se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth kësaj situate, Veselaj-Gutaj tha për KosovaPress, se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të renovimeve në këtë shkollë dhe se mund të ketë pasur ndonjë prishje.
Veselaj-Gutaj: Shkolla “Fadil Hisari” ka buxhet për fotokopje
Shkolla fillore e mesme e ulët “Fadil Hisari”, në Prizren është ndër shkollat me numrin më të madh të nxënësve në këtë komunë. Më 31 maj të këtij viti janë përuruar renovimet në këtë shkollë, me rastin e 44-vjetorit të themelimit të saj./KosovaPress