Mungon Fitore Pacolli, dështon seanca gjyqësore ndaj Sveçlës e tre deputetëve të VV-së

Seanca gjyqësore ndaj ministrit Sveçla e tre deputetëve të VV-së është shtyrë për 1 mars pasi ka munguar deputetja, Fitore Pacolli

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e deputetëve të Vetëvendosjes (VV), Salih Zyba, Drita Millaku dhe Fitore Pacolli.

Seanca është shtyrë për 1 mars pasi ka munguar deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.

Sveçla, bashkë me deputetët Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba akuzohen se hodhën gaz lotsjellës në seancën e 21 marsit të 2018-s.

Sipas aktakuzës, Sveçla dhe të tjerët më 21 mars të po të njëjtit vit, rreth orës 12:10 deri në orën 15:40, në sallën e Kuvendit, kishin ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, duke pamundësuar vazhdimin e seancës plenare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika