Mungon i akuzuari Ismet Osmani-Curri, shtyhet gjykimi ndaj tij dhe të tjerëve

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Ismet Osmani, të hënën, ka dështuar gjykimi ndaj tij dhe Ilir Bojkut, Sami Nikës, Mentor Maqanit dhe Adil Thaçit, të cilët po ngarkohen për kryerjen e veprave penale të fajdesë, të detyrimit dhe të mashtrimit.

Mungesën e të akuzuarit Osmani e bëri të ditur gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi, e cila tha se ndaj tij kanë lëshuar urdhëresë për Stacionin Policor në Graçanicë, por tha se nuk është njoftuar pse nuk është realizuar urdhëresa.

Ndërsa, mbrojtësi i Osmanit, avokati Besnik Berisha, tha se i njëjti nuk ka pas mundësi që të prezantojë në gjykimin e sotëm për shkak të telasheve familjare, duke kërkuar ndjesë për mungesë në emër tij.

Lidhur me mungesën e Osmanit, prokurori Armend Hamiti tha se i njëjti gjendet nën masën e dorëzanisë dhe propozoi që t’i merret e njëjta, pasi është shkelur si masë dhe kërkoi caktimin masës së paraburgimit për të. Prokurori Hamiti propozoi gjykimi të mbahet edhe në mungesë të të akuzuarit Osmani.

Ndërkaq, avokati Berisha tha se më shumë seanca kanë dështuar për fajin e prokurorisë, duke mos dorëzuar shkresat e lëndës dhe se mungesa e Osmanit në këtë seancë është mungesa e parë e tij në shqyrtim gjyqësor.

Më pas, trupi gjykues pohoi se pasi të njoftohen nga Stacioni Policor në Graçanicë se përse nuk është zbatuar urdhëresa, do të ndërmarrin veprimet e përcaktuara si në Kodin e Procedurës Penale.

Në këto rrethana seanca e sotme u shty për një datë tjetër.

Pesë të akuzuarit, në seancën e mbajtur më 15 korrik 2022, ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u vihen barrë.

Më 23 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendim kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Kosovare Kelmendi, Besnik Berisha, Naser Sopjani dhe Artan Qerkini.

Kurse, Gjykata e Apelit kishte vërtetuar aktvendimin e Themelores, përmes të cilit ishin refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Aktakuza ndaj Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Sami Nikës, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit, ishte ngritur më 19 nëntor 2021. Osmani, Nika, Bojku dhe Maqani akuzohen se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrim”./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika