Në mungesë të pozitës, ka dështuar Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.
Komisioni Parlamentar sot ka pasur të planifikuar intervistimin e dëshmitarëve si Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj, AShI etj.
Ndryshe, javëne kaluar Ish-ministra të Arsimit e Financave kanë raportuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Ata janë pyetur për formën se si kanë menagjuar procesin e shpërndarjes së librave në periudhën kur ata kanë udhëhequr.
Komisioni Hetimor që po e heton një proces të dyshimtë të subvencionimit të teksteve shkollore, këtë të premte në fokus kishte intervstimin e ish ministrave.
Një gjë e tillë u bë me qëllim që ata ish zyrtarë të lartë në cilësinë e dëshmitarëve, të tregojnë se si kanë menagjuar procesin e shpërndarjës së librave në periudhën kur ata kanë udhëhequr.
Krejt kjo është bërë me qëllim që të krahasohen me formën e re, që është ajo e subvencionimit të prindërve e nisur që dy vite nga Arbërie Nagavci.
Fillimisht, aty erdhi Hikmete Bajrami e cila nuk dha shumë detaje pasi që ajo nuk kishte udhëhequr në periudhën kur ishin shpërndarë tekstet shkollore.
“Prapë po them se ftesën e kam pranuar për të raportuar si ish-ministre e Arsimit dhe se ministri i Financave nuk ndan mjete për tekste shkollore. Kjo ministri ndan qarkore buxhetore e më pastaj Ministria e Arsimit i dedikon për të blerë tekstet”, ka thënë Bajrami.
Pas ish-ministrës Bajrami, aty ishte ish-minisri tjetër, Shyqeri Bytyqi të cilit iu përsëritën pyetjet e herës së kaluar.
Ai përsëri ritheksoi se tekstet shkollore kishin arritur të shpërndahen gjithmonë brenda muajit shtator.
“Ne kemi bërë blerje e jo subvencionim të librave, si procedura nëse flasim, është formuar gjithmonë komisioni, i cili paraprakisht ka marrë informacione nga drejtoritë komunale të arsimit për numrin e saktë të nxënësve nëpër shkolla”, ka thënë Bytyqi.
I ftuar ishte edhe Enver Hoxhaj, ish-ministër i PDK-së në kohën e së cilit kishte filluar shpërndarja e teksteve falas në gjithë Kosovën.
Ai nuk qe shumë i gjatë veç se anëtarëve të komisionit që vijnë nga pushteti i tha që tash është koha të flasin se si të filloj digjitalizimi i librave e jo blerja fizike e tyre.
Madje, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë një gjest paksa ironik karshi pushtetit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Gjatë seancës, Haxhiu i dorëzoi një “mirënjohje” modeste ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, duke vlerësuar nisjen e shpërndarjes falas të teksteve shkollore nga ana e tij.
Dhe në fund ai që dëshmoi ishte edhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili pyetjeve kryesisht ju përgjigj se përgjegjësia vazhdimisht për veprimet në periudhën e udhëheqjes së tij ka qenë e Ministrisë së Arsimit e jo asaj të Financave.