I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneir i njohur Ismet Munishi ka thënë se është i kënaqur me formën e treguar të FC Prishtinës deri më tani.
Ai tha se “jam i kënaqur me barazimin që kemi marrë në Suharekë. Një nga sukseset e mia në karrierë do e konsideroja vendin e tretë me Prishtinën. Sepse, jemi grumbullu dhe kompletu gjatë rrugës, është ndërru shumë në skuadër dhe besojmë që në stinorin praneveror do jemi shumë më të fortë”.
Munishi po ashtu shtoi “ekipa tashmë e njeh njëri – tjetrin, e kemi fazën përgatitore, pa e përmend se mund ta rrisim konkurencën dhe ta përforcojmë ekipin me dy ose tre futbollista cilësore. Jemi në rrugë të mirë, jemi në ujëra të qeta, jemi pa probleme”.
Kjo është nata e 22- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.