Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po diskutohet rreth fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.
Sipas trajnerit, Ismet Munishi, Drita dhe Ballkani do të jenë kandidatët kryesor për titull.
Teksa, lavëdroi edhe transferimet e Prishtinës dhe Llapit.
”Llapi dhe Prishtina duhet t’i vënë në vështirësi këto dy skuadra. Presioni do të jetë te Drita dhe Ballkani. Llapi ka bërë përforcime me lojtarë të dëshmuar, ndërsa edhe Prishtina ka bërë transferime me lojtarë që kanë pasur paraqitje të shkëlqyeshme sezonin e kaluar,” tha ai.
‘Dueli Sportiv’ është emisioni sportiv më i shikuar në vend, ku javë pas jave diskutohet në detaje rreth futbollit vendor.