Munishi “nxehet” në “Duelin Sportiv”: Me këto pikë e çoj Kosovën në Evropian

Trajneri Ismet Munishi ka thënë se mund ta dërgojë Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po diskutohet rreth rezultateve dëshpëruese të Kosovës në ndeshjet e fundit.

Ismet Munishi gjatë një debati me ish-përzgjedhësin e Kosovës, Edmond Rugova, tha se nuk është faji te futbollistët për rezultatet e fundit.

Munishi pretendoi se nëse do të emërohej nesër selektor atëherë do ta dërgonte Kosovën në ‘Euro 2024’.

“Nesër unë i marrë e i çoj në Kampionat Evropian. Publikisht po e them se me këto pikë që i kanë e çoj Kosovën në Evropian. Nuk është faji te futbollistët. Djemtë janë duke e dhënë maksimumin,” tha ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika