Trajneri i njohur, Ismet Munishi ka folur për “ndarjen” e Cristiano Ronaldos me Manchester United.
Ai tha se “respekte për karrierën, por nuk duhet qeshur shpija jote, sidomos një futbollist i kalibrit të tij”.
Munishi shtoi se “të gjitha në karrierë i ka prej Manchesterit, nuk duhet të vepronte ashtu me intervistën me atë gazetari, nuk duhet të përqeshet trajneri dhe shokët e skuadrës”.
Kjo është vetëm nata e gjashtë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.