Munishi: Prishtina po sulmohet nga të gjitha anët

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka deklaruar se klubi i tij po sulmohet nga të gjitha anët, por sipas tij, skuadra e Prishtinës meriton të respektohet më shumë

Ismet Munishi, trajneri i KF Prishtina

Prishtina pësoi disfatë në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll nga Dukagjini i Klinës me rezultatin 1 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, pas ndeshjes ka thënë se skuadra e Prishtinës meriton të respektohet më shumë, nga të gjitha.

“Kemi pasur kundërshtarë të fortë si Ballkani e Drita. Sot krijuam shumë. Morëm gol nga pakujdesia. Ne jemi profesionistë dhe duhet të luajmë edhe me presion. Nuk jam i kënaqur me rezultatin. E kemi marrë klubin në gjendje të vështirë por nuk do të dorëzohemi, pavarësisht se sulmohemi nga të gjitha anët”, ka thënë Munishi.

Dukagjini mori fitoren e dytë me radhë dhe me tetë pikë mban vendin e nëntë. Ndërsa Prishtina në anën tjetër me 12 pikë mbetet në vendin e katërt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika