Munishi: Shumë mirë që Ballkani nuk po i shtyn ndeshjet si vitin e kaluar

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, ka folur në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini rreth paraqitjeve të Ballkanit në garat evropiane

Analisti i rregullt i ‘Duelit Sportiv’, Ismet Munishi, ka thënë se skuadra e Ballkanit është duke bërë mirë që po i ruan futbollistët për ndeshjet evropiane.

Ai ka kujtuar edhe sezonin e kaluar, kur në disa raste skuadra suharekase kishte kërkuar shtyerjen e ndeshjeve.

”Në garat evropiane po luajnë shumë mirë. Shumë mirë që po i pushojnë lojtarët në kompeticionin vendor, e jo t’i shtyjnë lojërat sikurse vitin e kaluar. Është shumë mirë kur fiton ndeshjen me gjysmën e ekipit,” ka thënë Munishi.

Kujtojmë se Ballkani është në fazën ‘play-off’ të Conference League, ku të enjten do të përballet me Bate Borisov në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ndërsa, në dy ndeshjet e para në Superligën e Kosovës ka regjistruar fitore ndaj Lirisë dhe Feronikelit 74.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika