Murat Loku, mjeshtër i gajdes

Ai është njëri ndër instrumentistët e Gajdes, sipas tij ky instrument duhet të ruhet brez pas brezi

Murat Loku është muziktar popullor i cili interpreton në veglën e gajdes. Ai përveç interpretimit me gajde, ka pasion edhe punimin e këtij instrumenti.

Dashuria për muzikën dhe për gajden, e shtyu Muratin që këtë vegël ta mësoj krejtësisht vet.

Gajdja tashmë është miku i pandashëm ka thënë Lokut në një intervistë për RTV Dukagjini.

‘’Gajden e dua shumë, krejtësisht vet e kam mësuar, e kam deshtë qysh në vegjëli, përpara kam ruajt edhe dele, e bagëti. Ato janë kanë inspirimi i këtij instrumenti, sepse gajdja ka materialin e kecit, dhisë, se di jam mësua me të, tan ditën me i ra se kurrë s’lodhna” ka deklaruar Loku.

Ruajtjen e traditave shqiptare po e bën nëpërmjet saj, pasi gajdja është njëra nga historitë më të mirë të popullit tonë.

“Tepër e ruaj, edhe kam qejf që edhe nipat me përcjellë traditën e këtij instrumenti. Gajdja nuk duhet mu harru, duhet mi ra përgjithmonë, gjeneratë pas gjenerate“, ka thënë muziktari nga rrethina e Kaçanikut.

Loku, është një ndër të paktë muziktarë që ruan dhe luan një instrument frymor sikurse gajdja, përveç saj ai luan edhe instrumente të tjera muzikore me motive kombëtare si çiftelia apo edhe fyelli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika