Murati akuzon opozitën se po bojkoton një projekt mbi 80 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën se po bojkoton një projekt me vlerë prej mbi 80 milionë eurove. Projekti përfshin zgjerimin e kapaciteteve gjeneruese të Termokosit dhe rritjen e rrjetit të ngrohjes në lagjet e Prishtinës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka akuzuar partitë opozitare se qëllimshëm po e bllokojnë një projekt që kap vlerën e mbi 80 milionë eurove.

Murati ka shkruar se për marrëveshje ndërkombëtare nevojiten 80 vota në Kuvend.

Njëri nga projektet, sipas tij, është edhe ai për ngrohjen qendrore solare, që ka synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese.

“Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për kalimin e të cilave nevojiten 80 vota në Kuvend, tash e disa muaj është bllokuar nga opozita. Njëri nga projektet që po pret dritën e gjelbër të Kuvendit, është edhe ai për Ngrohjen Qendrore Solare. Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese, por edhe kyçjen e lagjeve të tjera të Prishtinës në rrjet të ngrohjes”, ka thënë ai.

Konkretisht, sipas Muratit, “projekti parasheh shtimin e kapacitetit gjenerues të Termokosit për edhe 30 MW gjenerim shtesë, si dhe zgjerim të rrjetit të ngrohjes edhe për lagjet ‘Arbëri’, ‘Tophane’, ‘Mat’ e ‘Qendër’”.

Shumicën e financimit të projektit mbi 80 milionësh ai ka thënë se do ta bëjë BE-ja dhe Qeveria e Gjermanisë.

Tutje, ai ka thënë se “kundërshtimi i këtij projekti nga opozita është përtej çdo logjike”.

May be an image of text that says 'Figure 50 selected flat plate collector in field19'

Ministri i Financave tha se ka edhe marrëveshje të tjera që presin të votohen nga Kuvendi i Kosovës e që nevojiten 80 vota.

“Ka edhe marrëveshje tjera të ngjashme, siç është ajo për nënstacionet e KOSTT, në vlerë prej 25.5 milionë euro (plus 9 milionë euro tjera grant ne pritje), apo marrëveshja me OFID në vlerë 40 milionë USD, që po ashtu presin për dritën e gjelbër të Kuvendit. Pra, janë mbi 150 milionë euro në pritje për të marrë dritën e gjelbër nga Kuvendi”, ka thënë ai.

Murati është shprehur se ka mënyra të tjera të të bërit opozitë “Mirëpo, bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do të duhej të ishte njëra nga to”.

Ai ka kërkuar nga deputetët e opozitës që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat, sipas tij, hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme për Kosovën.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika