Murati: Arkat fiskale po bëhen dixhitale

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar kalimin e arkave fiskale në një sistem të ri dixhital, që sipas tij, do të ulë kostot për bizneset

Foto ilustruese

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se arkat fiskale nga ato tradicionale hardwerike do të kalojnë në një sistem të ri softwerik, plotësisht dixhital.

Në një status në Facebook, Murati ka theksuar se sistemi i ri është lansuar këtë të martë dhe është demonstruar gjithashtu në detaje për mënyrën se si funksionon.

“Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softwerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit”, thuhet nga ana e ministrit Murati.

Sipas tij, me vetëm një laptop dhe një printer termik, një biznes mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë për blerjen e arkave tradicionale të shtrenjta.

Po ashtu, ai ka deklaruar se sistemi i ri mundëson përdorimin e aplikacioneve që skanojnë QR kodin e secilit kupon fiskal, duke krijuar mundësi për skema nxitëse që shpërblejnë qytetarët që marrin kuponin fiskal.

Murati ka potencuar se, së shpejti, do të bëhet plotësimi i udhëzimit administrativ për të mundësuar nisjen e fazës së pilotimit të sistemit të ri, i cili synon të lehtësojë aktivitetet e biznesve dhe të rrisë transparencën fiskale në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika