Murati – Bajramit pas shifrave për punësimin: Për keqardhje të ligjërosh në universitet e të kesh njohuri të cekëta

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila publikoi disa shifra duke tentuar të demantojë  Kurtin, i cili deklaroi se për tri vjet është rritur numri i të punësuarve për 20 për qind.

Murati ka thënë se Bajrami është munduar të demantojë kryeministrin Kurti, por vetëm ka shpërfaqur mungesën e njohurive për fushën e ekonomisë.

“Deputetja Bajrami qenka mundu me e demantu kryeministrin për shifrat e punësimit, por në fakt krejt çfarë paska arritur të bëjë është që së pari ta shpërfaqë mungesën e njohurive të veta për temën në fjalë, dhe së dyti, edhe me të dhënat që vetë deputetja ka përdorur në fakt e ka konfirmuar atë çfarë ka thënë kryeministri, pra që ka rritje të punësimit”, ka shkruar Murati.

Përderisa Bajrami tha se shifrat e punësimit real janë te Trusti e jo tek ATK-ja, Murati u kundërpërgjigj duke thënë se “deputetja do duhej ta dinte që ATK-ja raporton numrin e të punësuarve bazuar në deklarimet tatimore të punëdhënësve, ndërsa Trusti, në tabelën që paska përzgjedhur deputetja Bajrami, i raporton llogaritë që kanë pranuar kontribute në muajin përkatës. Pra, janë dy shifra që tregojnë gjëra të ndryshme”.

“Si rezultat i kësaj mënyre të regjistrimit, Trusti çdoherë do të duket se deklaron më pak të punësuar sesa ATK-ja në një muaj të caktuar sepse ka shumë punëdhënës që përderisa deklarimin në ATK e bëjnë me rregull e çdo muaj, pagesën e kontributeve në Trust jo të gjithë e bëjnë çdo muaj. Nga tabela që ka prezantuar deputetja, lehtë vërehet që shifrat e Trustit pësojnë ngritje çdo të tretin muaj, gjë që e konfirmon këtë dallim në mënyrën e regjistrimit, sepse nuk është se çdo të tretin muaj punësohen më shumë njerëz vetëm për atë muaj, por sepse pagesa e kontributeve bëhet për 3 muaj përnjëherë”.

“Kurse sa i përket numrit të llogarive aktive në Trust, edhe sipas vetë krahasimeve dhe aritmetikës së deputetes, rezulton se janë shtuar 55 mijë vende pune. Por kjo merr parasysh vetëm shifrat deri në dhjetor 2023. Nëse duam të kemi krahasim me shifra të përditësuara, gjithnjë duke përdorur treguesin që vetë deputetja Bajrami ka përzgjedhur, sipas raportit të fundit tremujor të Trustit, në muajin qershor 2024 kanë qenë 399,585 llogari aktive, pra që kanë pranuar kontribute. Kur e krahasojmë këtë me muajin mars 2021, kur Qeveria Kurti kishte marrë qeverisjen, ku në Trust ishin deklaruar 330,988 llogari aktive, del se përgjatë kësaj periudhe, sipas metodologjisë së vetë dpeutetes Bajrami, janë shtuar 68,597 llogari aktive, apo shprehur në përqindje saktësisht 20.7%”, ka vijuar Murati.

Sipas Muratit, me shifrat e deputetes Bajrami, vetëm konfirmohet ajo çfarë ka thënë Kurti duke thënë se është për “keqardhje që deputetë të fushës së ekonomisë e madje edhe ligjërues në universitet kanë njohuri kaq të cekëta për këtë fushë”.

Lexo edhe: Kurti tha se ka rritje të punësimit, Bajrami i nxjerr shifrat: S’ka kurrfarë lulëzimi

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika