Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti komunal pritet të rritet në 742.3 milionë euro për vitin 2024, një rritje prej 90 milionë eurosh krahasuar me vitin 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Buxheti komunal parashihet të rritet deri në 742.3 milionë eruo, ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2024 parasheh një rritje prej 90 milionë eurosh krahasuar me vitin 2023.

“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.  Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.”, ka shkruar ai.

Ministri Murati ka vlerësuar se ky është rezultat i menaxhimit më të mirë të financave publike dhe mbledhjes së të hyrave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika