Murati drejtuar Abdixhikut për Trustin: Kam pritur që ka më shumë njohuri për këtë fushë sesa garda e vjetër e ekonomistëve në LDK

Ministri i Financave, Hekuran Murati, iu ka kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i thënë se kishte pritur që ky i fundit ka më shumë njohuri për këtë fushë "sesa garda e vjetër e ekonomistëve në LDK"

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ministri i Financave, Hekuran Murati, iu ka kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për deklaratën e tij se ka “gjysmë milioni humbje në Trust çdo ditë”.

“Tell me you know nothing about financial markets, without telling me you know nothing about financial markets, Lumir”, ka shkruar Murati.

“Çmimi për njësi është 1.61 euro, dhe performanca e Trustit për vitin 2023 është -1.4%. Vitin e kaluar kur kishte bord, performanca e Trustit ishte -5.5%. Normalisht që nëse dikush e shikon në afatshkurtë, kështu siç po bën deputeti Abdixhiku, edhe mund të vijë në përfundim se, me bord performanca është gati 5-fish më e dobët sesa pa bord’, ka shkruar ministri i Financave.

Murati ka thënë tutje se çdokush “që merr pak erë” në këtë fushë e din se performanca në afatshkurtë është më tepër rezultat i luhatjeve në treg, sesa që është rezultat i vendimmarrjes apo mosvendimmarrjes së bordit.

“Sot e dëgjova edhe deputetin Hoti, bashkëpartiakun e Abdixhikut, teksa tha që po të kishte bord Trusti, ata do të vendosnin që ti tërheqin mjetet e investuara nga bankat që kanë falimentuar. Mirëpo me gjasë nuk e kishte njoftuar askush deputetin Hoti, e me gjasë as Abdixhikun, që vlera e aksioneve të një biznesi që falimenton në bursë (stock exchange) shkon në 0, dhe s’ka çka shitet aty. Pra, edhe me bord, nuk ka ndonjë vendimmarrje që do të ndryshonte diçka në një situatë të tillë”, ka shtuar Murati.

Qëllimi i fondeve pensionale si Trusti, sipas Muratit është që mjetet t’i investojë në mënyrë të diversifikuar, sa më të shpërndarë, dhe me horizont afatgjatë investimi me 10 vite plus.

“Aktualisht, Trusti ka mbi 580 milionë euro të investuara në Kosovë, pra 450 milionë euro në bono thesari të Kosovës dhe 130 milionë tjera në depozita bankare, ndërsa pjesa tjetër është e investuar në fonde investive ose edhe ETF (Exchange Traded Funds), të cilat kanë menaxherë të investimeve dhe përshtasin portfoliot investive (shesin e blejnë) në baza ditore. Prandaj, edhe pretendimi se mjetet e Trustit janë pa menaxhim, është i pavërtetë”.

Murati ka theksuar se sipas drejtorit të Trustit, vetëm 2% e mjeteve janë të painvestuara aktualisht, gjë që është plotësisht normale për një fond pensional.

‘Nga deputeti Abdixhiku, së paku kam pritur që ka më shumë njohuri për këtë fushë sesa garda e vjetër e ekonomistëve në LDK. Dhe së paku të kursente sulmet politike mbi një institucion siç është Trusti. Por kjo veç e konfirmon që as ky nuk dallon shumë nga “ekonomistët e LDK-së”. PS. Lumir, google is your friend. Mund t’ia fillosh me këtë:“timing the market vs time in the market”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika