Murati e akuzon LDK-në për rritjen e çmimeve: E dërguan ligjin për çmime tavan në Kushtetuese

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), se për shkak të tyre, qytetarët e Kosovës, do të vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë.

Ai e theksoi dërgimin e Ligjit për çmime tavan, të cilin LDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër.  Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.  Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, thuhet në reagimin e Muratit.

Në muajin tetor, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, kishte kërkuar që të miratohet ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Por, sipas LDK-së, ai ligj ishte anti-kushtetues dhe si të tillë e kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika