Murati: Grevistët duhet të kompensohen nga sindikata jo nga punëdhënësi

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përderisa e drejta e grevës dhe grumbullimit është e garantuar me ligj, po ashtu praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorin sa është në grevë, sipas tij, është obligim i sindikatës që t'i kompensojë grevistët

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media

Të hënën e 29 gushtit, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sa i përket grevave të përgjithshme, ka thënë se nga ana e Qeverisë së Kosovës është proceduar ligji për paga, dhe në shtator do të procedohet në Kuvend për të vazhduar tutje.

Murati në një konferencë për media ka thënë se, janë marrë parasysh pakënaqësitë dhe kërkesat e tjera që kanë qenë nga ana e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) ende pa filluar kushtëzimet e tyre.

“Përkundër plotësimit të kërkesave, nga dita e enjte ka filluar greva”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se punëtorët duhet të rikthehen në punë pasi humbin nxënësit dhe vetë stafi arsimor.

“Si qeveri jemi munduar që çdo kërkesë që ka qenë të reflektohet dhe të adresohet në nivelin e buxhetit qendror”.

Sa i përket mbështetjes së punëtorëve dhe stafit arsimor, ai ka thënë se gjithmonë kanë adresuar kërkesat e tyre.

“Nuk pranojmë kushtëzime në kurriz të fëmijëve, kërkesa të tilla për greva mund të bëhen edhe jashtë orarit të rregullt mësimor”, ka theksuar Murati.

Sipas tij, grevat e llojit të tillë janë një manipulim, sesa që janë brenga të sinqerta.

Ndër të tjera, ai ka thënë se përderisa e drejta e grevës dhe e grumbullimit është e garantuar me ligj, po ashtu praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorin sa është në grevë.

“Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët duhet të mbulohen nga sindikata”, ka shtuar ai, duke theksuar se punëtorët duhet të kompensohen nga fondi i sindikatës për ato ditë që nuk janë në punë.

Ai ka thënë se nuk do të duhej të kishte grevë, shantazhe dhe kërcënime të këtij lloji.

“Kam parë sot në staf nga ministria që kishte marrë fëmijën me vete sepse çerdhet nuk punojnë, këto greva i dëmtojnë fëmijët dhe nxënësit, i dëmtojnë punëtorët dhe stafin e arsimit, sepse ata dëmtohen financiarisht nga greva”, ka shtuar ai.

Sipas Muratit, në këtë frymë të ligjit, është bërë edhe komunikimi i ditës së enjte nga sekretari i ministrisë së financave për pezullim të pagës për grevistët, që thotë se “i gjithë stafi që është në grevë duhet të paraqitet dhe të paguhen vetëm për ditët që kanë punuar”.

Ministri ka bërë të ditur se në pesë vitet e fundit, SBAShK-u ka marrë 3.2 milionë euro fonde nga thesari i ministrisë së financave, fonde këto me të cilat do të duhej t’i mbulonte pagat e grevistëve.

“Sindikata që nuk ekzistojnë kanë mbledhur fonde pa qenë të regjistruara fare, të deklarohen në cilën sindikatë janë të anëtarësuar. Kemi pasur që ka pasë mangësi gjatë këtij procesi, listat e anëtarësisë nuk janë të përditësuara”, ka thënë ai.

Ndryshe më 25 gusht, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist, listën e personave që po marrin pjesë në grevë, për t’ua ndërprerë pagën sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika