Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në Kosovës përgjatë qeverisjes së partisë së tij, VV-së, deri në fund të viti 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vene pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
Sipas Muratit, kjo është dëshmia më e mirë se programi i Qeverisë për rikthimin e ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.
“Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa: Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;
Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;
Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;
Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;
Grante për bashkëfinancim të pajisjeve;
Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;
Subvencion për punësimin e grave;
Subvencionim për punësimin e të rinjve;
Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.
Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme.
Qeveria për prodhuesit!”, ka shkruar Murati në Fcebook.