Murati kërkon falje për gjuhën e përdorur ndaj veteranëve të UÇK-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar falje për publikimet që kishte bërë para disa vjetësh ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar falje, për gjuhën që e ka përdorur para disa viteve ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkrimet e vjetra të tij, ai ka thënë se kanë qenë nga mllefi “me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive”.

Murati po ashtu, ka shkruar se i përkulet sakrificës së dëshmorëve dhe kontributit të ushtarëve të UÇK-së.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në vitet 2016 dhe 2018, i kishte ofenduar veteranët e UÇK-së, duke bërë shaka në llogari të tyre.

Për këtë arsye, Partia Socialdemokrate (PSD), me gjashtë korrik, kanë organizuar një protestë për shkarkimin e ministrit Murati.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika