Murati-Krasniqit: Ju po tregoni se qëllimi juaj ka qenë të nënshtrohet qeveria

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke iu referuar fjalimit të Memli Krasniqit se kryeministri po mundohet të tregohet i panënshtruar në situatën me grevat, i është drejtuar deputetit të PDK-së, Krasniqi, “A ka qenë qëllimi juaj të nënshtrohet qeveria?”.

Ai ka pyetur se cili është mekanizmi i radhës që do të përdoret për gjunjëzimin e qeverisë, pasi siç thotë ai qeveria vazhdon punën dhe e ka mandatin më të fortë se çdo qeveri më përpara.

Ndërsa për mungesë të investimeve kapitale që i ka përmendur deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ai ka thënë se nëse janë parti opozitare aq të forta atëherë le t’i bëjnë ata.

“Kemi një dimër të vështirë para nesh, tre muaj shpenzime për t’u përballur me krizën më të madhe, nuk konsideroj që është lluks”.

Ndërsa, si replikë ndaj deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kishte thënë se nuk ka pasur rritje të pagave që nga viti 2018, Murati u shpreh, “Pyetja ime ishte sa janë rritur pagat në vitin 2018?”.



Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika