Murati: Mbi 16 mijë gra lehona kanë përfituar nga 170 euro në muaj deri më tani

Deri më tani 16 mijë e 700 lehona kanë përfituar nga mbështetja e Qeverisë përmes pakove të Ringjalljes ekonomike

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Mbi 16 mijë gra lehona në Kosovë kanë përfituar deri më tani nga 170 euro në muaj. Kjo në kuadër të shtesave për këtë kategori, e cila ka nisur së zbatuari nga gushti i vitit 2021.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë raportimi para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

“16 mijë e 700 gra lehona kanë përfituar nga skema mbështetëse. Fillimisht ka qenë plani që të mbështeten vetëm nënat e papunësuara, por duke e ditur që te gratë e punësuara gjashtë muajt e parë i paguan punëdhënësi e tre muaj shteti, ne kemi dashur që të tregojmë mbështetjen edhe për tre muajt tjerë që deri më tash lehonat e punësuara nuk kanë përfituar nga shteti”, ka thënë Murati.

Ndërsa, sa i përket shtesave për fëmijë, ministri Murati ka bërë të ditur se deri më tani kanë përfituar rreth 152 mijë fëmijë.

“Fëmijët deri në 2 vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj, ndërkaq ata mbi 2 vjeç i përfitojnë nga 10 euro në muaj”.

Ilustrim

Murati në komision paralajmëroi se mbështetja për fëmijët do të zgjerohet muajt e ardhshëm dhe do të përfshihen edhe mosha të tjera.

Ndërkaq, më 10 nëntor, kishte filluar ekzekutimi i pagesave për mbi dy mijë gra lehona, të cilat kanë përfituar pas aplikimit gjatë muajit tetor të vitit 2021, nga gjithsejtë mbi katër mijë përfituese.

Vendimi ishte ndërmarrë në mbledhjen e qeverisë, ku pos këtij, ishin marrë edhe një sërë vendimesh të tjera.

I njëjti, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara, krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financiar që e kanalizon kapitalin e diasporës drejt investimit për ndërtimi dhe zhvillimi të ekonomisë së vendit.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika