Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se do të ketë mbi 250 milionë euro investime publike në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murtati ka bërë të ditur se në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030 janë mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive.

“Mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive”, ka shkruar Murati duke thënë se janë edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm.

Ministri Murati ka thënë se përmes përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”.

Ansambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare njofton se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Lexo dhe: Historike – Kosova organizon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kandidatura e Kosovës ka marrë 55 vota pro dhe shtatë kundër.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika