Murati: Mbi një mijë të punësuar për vetëm tri javë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për vetëm tri javë janë punësuar mbi një mijë të rinj, të moshave nga 18 deri 25 vjeçare

Ministri Hekuran Murati ne Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për vetëm tri javë, statistikat e “Superpuna”, tregojnë se janë punësuar mbi një mijë të rinj, të moshave nga 18 deri 25 vjeçare.

Në një shkrim në Facebook, Murati ka thënë se brenda kësaj periudhe kohore (3 javë), janë verifikuar mbi tre mijë punëkërkues, mbi dy mijë punëdhënës dhe mbi një mijë marrëdhënie pune.

Sipas tij, janë edhe mbi një mijë e 500 pozita të lira.

“Për vetëm 3 javë, statistikat e Superpuna duken kështu: Mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë, mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime. Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç”, shkroi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës  e ka krijuar këtë platformë të quajtur “Superpuna” për të ndihmuar në punësimin e të rinjve.

Kjo platformë është lansuar më gjashtë shkurt, për të cilën Qeveria për gjashtë muaj do të subvencionojë punëdhënësin duke paguar pagën për punëtorët në vlerë prej 264 eurosh.

Bizneset mund të angazhojnë deri në 30 për qind të numrit të punëtorëve që kanë.

Subvencionimi i Qeverisë del në llogari të biznesit pasi ai të ketë paguar pagën e punëtorit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika