Murati: Nëse do të diskutohej për sanksione, ato do të duhej t’i vendoseshin Serbisë

“Nëse veç do të diskutohej për sanksione të mundshme, do të diskutohej se çfarë sanksionesh do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si palë", kështu ka deklaruar ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse do të diskutohej për sanksione të mundshme, ato do të duhej t’i vendoseshin Serbisë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Murati është pyetur në lidhje me raportimet për një listë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj Kosovës, por Murati ka thënë se nuk është në dijeni për një listë të tillë.

Ai ka thënë se nëse do të diskutohej për këto sanksione, ato do të duhej t’i bëheshin Serbisë, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ka shkelur marrëveshjet e dakorduara e të nënshkruara, kështu duke e përmendur atë të Brukselit dhe të Ohrit.

“Nëse veç do të diskutohej për sanksione të mundshme, do të diskutohej se çfarë sanksionesh do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si palë, duke filluar nga kjo e fundit, marrëveshja e nënshkruar apo e dakorduar në Ohër, të cilën pala serbe refuzoi ta nënshkruante dhe shkeljet flagrante që ka bërë në vazhdimësi, duke filluar nga votimi kundër dhe lobimi për të votuar kundër shtetet e tjera, për ecjen përpara në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra konsideroj se çka do të duhej të na brengoste, është se çka do të duhej, ose cilat sanksione duhet t’i vendoseshin shtetit serb”, ka theksuar Murati.

Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin 2023, ku do zhbllokohen të hyrat vetanake të komunave të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Murati tha se pas miratimit në dy leximet në Kuvend do t’i hapet rruga edhe ngërçit në Kuvend.

Ndryshe, më 30 maj, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

Ndërsa, sipas një teksti të qeverisë amerikane, të siguruar nga Euronews Albania, thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës, në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshirë këtu edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Euronews: Vizat – faza e parë e sanksioneve ndaj Kosovës nëse Kurti s’i bindet kërkesës ndërkombëtare

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika