Murati: Nga java e ardhshme nis fushata për identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sot bashkë me zëvendësministrat, Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, kanë takuar drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçi, për të koordinuar fushatën e identifikimit të punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sot bashkë me zëvendësministrat, Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, kanë takuar drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçi, për të koordinuar fushatën e identifikimit të punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët.

Murati tha se me ligjin e ri të ATK-së, punëdhënësit janë të obliguar që të deklarojnë çdo punëtor të ri, një ditë para se punëtori të fillojë punën.

“Me ligjin e vjetër kishte vakuum ligjor, sepse punëdhënësit i mundësohej që të deklaronte të punësuarin deri në 45 ditë pas fillimit të punës. Kjo mundësi abuzohej nga shumë punëdhënës sepse përdorej si hapësirë për t’u ikur gjobave për punëtorë të padeklaruar”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se kjo fushatë do të fillojë nga java e ardhshme.

“Duke filluar nga java e ardhshme, do të nis fushata për identifikimin e të gjithë punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet.  Secili i punësuar ka mundësi të kontrollojë nëse punëdhënësi e ka deklaruar: https://apps.atk-ks.org/regemployer.Nëse e shihni se punëdhësi nuk ju ka deklaruar, atëherë mund ta raportoni në mënyrë anonime dhe ATK bashkë me Inspektoratin e Punës do të sigurohen që punëdhënësi vizitohet dhe gjobitet për shkeljen”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika