Murati: Pagat e janarit dolën me rritje, mesatarja prej 780 euro bruto në sektorin publik

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këtë të mekurë janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 eurosh.

Murati ka thënë se kjo e bën pagën mesatare bruto prej 780 eurosh në muaj në sektorin publik.

“Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024”, ka shkruar Murati në Facebook.

Po ashtu, siç ka shkruar tutje ai, buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17 për qind më i lartë sesa viti paraprak.

Kurse, këtë vit, sipas tij, shtohen edhe 5 për qind të tjera.

“Duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka shtuar ai.

Në lidhje me koeficientin e ri të pagave, ka protestuar edhe Policia e Kosovës, konkretisht njësitë speciale, të cilët kanë kërkuar që në pagën e tyre të përfshihen shtesat e rrezikshmërisë dhe një sërë kërkesash të tjera.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika