Murati paralajmëron “boom” të investimeve kapitale

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar të publikojë grafikë për të dëshmuar se, sipas tij, shteti ka përparuar dhe se Qeveria ka shënuar suksese të mëdha. Kësaj here, ai paralajmëroi “boom të investimeve kapitale” sivjet

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar të publikojë grafikë për të dëshmuar se sipas tij, shteti ka përparuar dhe se Qeveria ka shënuar suksese të mëdha. Kësaj here, ai paralajmëroi “boom të investimeve kapitale” këtë vit.

Murati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se investimet kapitale në vitin 2023 kanë shënuar rritje prej 33%, “niveli më i lartë ndonjëherë”, sipas tij, ndërkohë që opozita flet për të kundërtën.

“ Investimet kapitale në 2023 shënojnë rritje prej 33%, niveli më i lartë ndonjëherë. Raporti vjetor tregon se viti 2023 është përmbyllur me rreth   561 milionë euro investime kapitale buxhetore të realizuara. Kjo shënon një rimëkëmbje të theksuar të investimeve kapitale krahasuar me vitin paraprak, e njëkohësisht edhe shifrën më të lartë të investimeve kapitale të realizuar ndonjëherë”, shkroi Murati.

Ministri shtoi se pas viteve të pandemisë 2020-2021, dhe vitit 2022 kur, siç shkruan ai, “punëkryesit kishin probleme me koston e materialeve ndërtimore”, ai shkruan se “më në fund viti 2023 ka rikthyer investimet kapitale në binarët e duhur”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika