Murati pas dënimit të Pjetër Shalës: Edhe një tjetër përpjekje për goditjen e UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj dënimit të Pjetër Shalës me 18 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kontribuesit e luftës çlirimtare.

Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Murati e quajti këtë dënim një përpjekje tjetër për të goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kontribuesit e luftës çlirimtare.

Në një postim në Facebook, Murati theksoi se, pavarësisht dënimeve që po bien padrejtësisht mbi të dënuarit dhe familjet e tyre, UÇK-ja dhe lufta e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës kanë kaluar gjykimin e “Gjykatës së Historisë”.

“Edhe një përpjekje për goditjen e UÇK-së dhe kontribuesve të luftës çlirimtare. Dhe përderisa këto dënime të padrejta po bien mbi barrën e të dënuarve padrejtësisht dhe familjeve të tyre, UÇK-ja dhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës, kaherë kanë kaluar gjykimin e Gjykatës së Historisë”, ka shkruar Murati.

Ai shprehu besimin se gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me lavdinë e kësaj lufte për liri dhe do të jenë krenarë me vlerësimin e përjetshëm të historisë njerëzore, pavarësisht realitetit të sotëm të Gjykatës Speciale.

“Gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me lavdinë e kësaj lufte për liri dhe krenarë me vlerësimin e gjykatës së përjetshme, asaj të historisë njerëzore, paçka që ne po duhet të jetojmë në kohën e kësaj gjykate të përkohshme absurde qoftë në planin juridik, e po ashtu në atë politik”, ka shtuar Murati.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika