Murati pas marrëveshjes: Asociacionin e kemi te dera

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati pas marrëveshjes për dokumente në mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar duke thënë se Qeveria duhet të kërkojë marrëveshje finale, por jo me njohjen në qendër, por me reciprocitetin në qendër, pasi sipas tij muaj të rëndë politik po e presin Kosovën

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente hyrje-dalje, ka thënë se zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e kemi shumë afër.

Po ashtu, ai ka shtjelluar opsionet që janë përpara, dhe se sipas tij çdo suksesi, së Kosovës në raport me Serbinë duhet t’i gëzohemi, por vetëm kur zgjedhjet janë të drejta.

“Çdo suksesi të qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë duhet t’i gëzohemi, sigurisht kur zgjidhjet janë të drejta si kjo për pranimin e letërnjoftimeve të Kosovës nga ana e Serbisë pa dokumente shtesë dhe rrjedhimisht mos futjen në fuqi të masave të njëjta nga ana e Kosovës”, ka deklaruar Murati.

Por, sipas tij, në rend të ditës do të vijnë, temat e rënda politike për Kosovën, e sidomos ajo e zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe

“Por duke qenë se Kryeministri Kurti e ka ndjekur deri tani rrugën e bisedimeve teknike, dhe për më tepër zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, tani në rend të ditës do të vijnë edhe temat e rënda politike për Kosovën, e sidomos ajo e zbatimit të marrëveshjes së asociacionit”, ka deklaruar Murati.

Gjithashtu, këtë e paralajmëroi edhe emisari special i SHBA-ve Gabriel Eskobar, ndërsa, sipas Muratit këtë çështje e ka negociuar presidenti serb Aleksandër Vuçiq më së shumti këto ditë me emisarët ndërkombëtar.

“Tani Kosova, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Kurti kanë disa rrugë. E para (të cilën e favorizojnë edhe partitë opozitare) është përpjekja për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave serbe bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Ky variant ka gjasa të përkrahet edhe nga bashkësia ndërkombëtare por kjo nuk do të nënkuptonte as marrëveshje finale e as njohje nga Serbia”, është shprehur ai.

Takimi i emisarëve ndërkombëtar me përfaqësuesit e Listës Serbe

Ndërsa, Murati ka shtuar se bisedimet për marrëveshjen finale do të vazhdojnë.

“Serbia përqendron kërkesat për status special autonom për veriun. Këtë variant kryeministri Kurti e refuzon. Varianti tjetër është që Kosova të kërkojë bisedime politike për marrëveshje finale me atë që thotë Kryeministri “njohjen në qendër” (diçka e prezantuar nga ai në gjashtë pikat takimit të fundit në Bruksel)”, ka thënë ai.

Sipas tij, mundësitë janë nëse do të vinte njohja nga Serbia, edhe kryeministri Kurti do të pranonte themelimin e asociacionit.

“Në këtë variant Serbia e refuzon qasjen dhe insiston në asociacionin si hapi i parë për normalizimin e marrëdhënieve. Në të dy këto variante bisedimet dështojnë dhe gjasat që presioni ndërkombëtar të bie mbi Kosovën është i madh, sidomos për shkak të kërkesës për zbatimin e marrëveshjes për asociacionin”, ka deklaruar Murati.

Gjithashtu, Murati ka thënë se presioni mund të çojë deri në rënie të qeverisë, sidomos nëse nuk kemi një qasje ofensive të kryeministrit për të ofruar zgjidhje të tjera me Serbinë.

Foto ilustrim

“Një rënie e tillë e qeverisë duke refuzuar zgjidhje që vërtet mund të jetë problematike për Kosovën mund ta shndërrojnë kryeministrin Kurti në një hero populist, por mungesa e ofrimit të alternativave politike një politikan dhe lider që mendon për vota por jo edhe për zgjidhjen e problemeve”, është shprehur ai.

Sipas tij, asociacioni në të gjitha variantet e tij, ndonëse marrëveshje e nënshkruar nga Kosova është varianti që do ta dëmtonte jashtëzakonisht shumë funksionalitetin e Kosovës.

Ndërsa, ai ka thënë se Kosova dhe qeveria Kurti duhet të kërkojë marrëveshje finale, por jo me njohjen në qendër, por me reciprocitetin në qendër, duke shtuar se nga ky konteksy muaj të rëndë politik po e presin Kosovën, muaj që mund të përcaktojnë edhe të ardhmen e Kosovës por edhe të dridhin skenën politike në vend.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika