Murati: Për herë të parë buxheti i shtetit tejkalon shifrën 3 miliardë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se herë të parë të hyrat buxhetore të Kosovës kanë kaluar shifrën 3 miliardë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Për herë të parë, të hyrat buxhetore të Kosovës kanë tejkaluar 3 miliardë euro, duke arritur një realizim 100 për qind të planifikimit vjetor ende pa përfunduar viti, kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro për mallra dhe shërbime, si barnat esenciale dhe furnizimet për mbrojtje e siguri, dhe rreth 1.1 miliardë euro për pensione, shtesa për fëmijë dhe subvencione në bujqësi.

Po ashtu, Murati ka njoftuar se për herë të parë investimet kapitale kanë tejkaluar 600 milionë euro, duke theksuar se shifra e saktë do të bëhet e ditur pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar gjatë këtij viti.

“Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika