Murati për propozimin e Abdixhikut: Le të garojë në zgjedhjet e ardhshme, shohim a do ta bindë ndokënd

Hekuran Murati, Ministria e Financave

Propozimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili tha se vlera e koeficientit do duhet të jetë 120 euro, i është kundërpërgjigjur ministri i Financave Hekuran Murati.

Ai në Debat Plus, ka thënë se i rekomandon Abdixhikut që me këtë premtim të garojë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij është shumë lehtë të propozohet kur nuk je në pushtet.

“Me këtë premtim zgjedhor i rekomandoj Abdixhikut i rekomandoj atij të garoj në zgjedhjet e vitit 2025 dhe ta shohim se a do ta bindë ndokënd… Ne ndoshta i bëjmë e i tejkalojmë, por premtime të tilla kur nuk e ke pushtetin, nuk ke kurrfarë kufizimi lojgik të mos bësh premtime për 150 euro e 200 euro”, ka thënë ai.

Ai i ka thumbuar partitë opozitare duke thënë se sa më të vogla që janë aq më shumë japin propozime të mëdha.

“E kemi parë një garë te subjekteve opozitare këto ditë të fundit, është në proporcion të zhdrejtë për madhësinë e subjektit që kanë, sa më i vogël subjekti aq më lart e qojnë premtimin për koeficient”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se LDK i ka ndarë 70 milionë euro për biznese dhe se shumica nga këto mjete kanë qenë për supermarketet.

“70 milionë euro i kanë dhënë për biznese, shumicën të përfitimet e kanë pasur supermarketet që kanë pasur fitimet më të mëdha ndonjëherë”, ka thënë ai.

Kurse LVV sipas tij paratë i shpërndanë te qytetarët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika