Murati për Trustin: Propozuesit nuk i kanë  deputetët e tyre në seancë, aq seriozë janë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka kritikuar opozitën për mosseriozitet, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Murati ka thënë se po të ishin seriozë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët janë iniciues të projektligjit për Trustin, do të qëndronin në sallë.

“Qytetarët i kanë kaluar këto, e kanë dëshmuar në zgjedhjet e kaluara që nuk ju besojnë, nëse ka qenë ide e mire është dashur të garoni në zgjedhje me këtë premtim. Kurdo që mbahen zgjedhjet, dilni me këtë premtim. Nuk shkatërrohet sistemi pensional për një grusht votash”, ka thënë ai.

Atij i është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se Murati është i paaftë për pozitën që mban, dhe se sipas tij, ai po i lakmon ekspertët e PDK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika