Murati: Po i presim raportet e komunave për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në Kosovë

Hekuran Murati, ministër i Financave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se do t’i kompensojnë dëmet për qytetarët të cilët janë dëmtuar nga vërshimet e fundit në disa komuna të Kosovës.

Murati ka thënë se ende janë duke i pritur ato raporte të vlerësimeve të dëmeve nga komunat, derisa shtoi se tashmë ato kanë filluar t’i dërgojnë ato në komisionet vlerësuese.

“Kryeministri e ka dhënë zotimin, ashtu sic ka thënë dhe do mbahet, ne si qeveri do t’i qëndrojmë pranë familjeve që janë të dëmtuara, si MF ne presim vlerësimet nga komisionet, dhe mesa mësova tek tash komunat i kanë miratuar dhe po i përcjellin në komision vlerësues, i cili e sjellë faturën te qeveria për t’u bërë kompensimet e nevojshme, kjo është procedura”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pasur kërkesë finale e cila e përcakton shumën e duhur për kompensime të dëmeve.

Në momentin që sipas tij ajo kërkesë shkon të Qeveria, atëherë do të merren masa.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika