Murati: Problemi në veri duhet të zgjidhet me ndërhyrje politike

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se problemet në veri në një periudhë afatgjate nuk mund të zgjidhen me ndërhyrje ushtarake dhe policore, por me ndërhyrje politike sepse sipas tij veriu është një problem i thellë politik

Valon Murati, nga Lëvizja për Bashkim, i ftuar në emisionin "Five"

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, për tensionet e fundit në Mitrovicën e Veriut më 31 korrik dhe për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se mund të kishte përshkallëzim të situatës, ka thënë se në këto rrethana, nuk mund të ketë luftë klasike në mes të Kosovës dhe Serbisë e as agresion tipik.

Murati në emisionin “Five”, ka deklaruar se problemi i veriut është problem i thellë politik që nuk zgjedhet me ushtri dhe polici, por me ndërhyrje politike.

Ai ka thënë se prej vitit 2011, kur kanë filluar bisedimet, është gabim i rëndë nga ana e Kosovës që nuk e kanë shtruar problemin e Kosovës Lindore.

“Pra në radhë të parë duhet të vendoset parimi i reciprocitetit, çkado që kërkohet për Veriun duhet të kërkohet edhe për Kosovën Lindore”, ka thënë Murati.

Ndërsa për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se nuk duhet të lejohet në Kosovë sepse është një mekanizëm që grumbullon komunat në një mekanizëm të vetëm dhe ky mekanizëm fillon të marrë kompetenca, të cilat i bartin në asociacion dhe bien në konflikt me institucionet e Kosovës.

“Edhe kur asociacioni është pa kompetenca, është një gur i rëndë për funksionalitetin e Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas tij, asnjë zgjidhje me Serbinë, nuk duhet të jetë populiste.

Ai ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është qasje populiste, të cilën e ka pasur në fillim kur ka ardhur në pushtet dhe po vazhdon ta mbajë ende.

Për Muratin, një qeveri e cila ka 51 për qind të legjitimitetit duhet të udhëheqë Kosovën për të zgjedhur probleme të mëdha.

“Deri sa të gjejmë zgjidhje me Serbinë, ajo është çështje e madhe për Kosovën”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe këto çështje që janë probleme të mëdha për Kosovën siç thotë ai duhet të diskutohen në takimet e ardhshme në Bruksel.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika