Murati – Ramës: Prishtina ka 33 milionë suficit, puno në vend se ta kërkoni fajtorin

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar një grafikon që tregon se ka pasur një rritje të mbështetjes financiare të Qeverisë për Komunën e Prishtinës gjatë tre viteve të fundit.

Megjithatë, ai ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se Komuna e udhëhequr nga ai mbyll vitin me suficit (buxhet të pashpenzuar).

Ky reagim i Muratit ka ardhur pas një konferencë për media të mbajtur nga Rama të enjten, ku ai akuzoi Qeverinë se nuk po e mbështet për realizimin e projekteve madhore në kryeqytet.

“Por ç’e do këtë rritje kur Komuna e Prishtinës në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit, sepse nuk arrin të implementojë buxhetin që vet e harton. Në vitin që sapo lamë pas, suficiti (buxheti i pashpenzuar) i Komunës së Prishtinës rezulton mbi 33 milionë euro”, ka shkruar Murati.

Në një postim në Facebook, Murati ka theksuar se Komuna e Prishtinës ka mbyllur vitin me suficit, pasi buxheti nuk është shpenzuar siç ishte planifikuar.

 Ai ka shpjeguar se grafiku tregon se mbështetja buxhetore nga Qeveria është rritur ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit.

Por, ai ka shtuar se kjo rritje është e padobishme kur Komuna e Prishtinës nuk është në gjendje ta realizojë buxhetin që vetë e harton.

“Po kaq, 33 milionë euro, është buxheti i Komunës së Podujevës. Pra imagjinoni se sa punë arrin të bëjë Komuna e Podujevës me këtë buxhet, kaq pra i tepron Komunës së Prishtinës e qytetarëve të Prishtinës u mohohen ato projekte për shkak të mos-realizimit.  Andaj, Kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika