Murati: Secila familje përfituese e asistencës sociale këtë muaj do të ketë mbështetje shtesë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit.

“Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit”, ka njoftuar Murati.

Murati ka njoftuar se në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë miratuar ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian (BE).

“Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total”, ka njoftuar tutje ministri.

Sipas tij, gjatë ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT-ja do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika